Ajo është ndër personazhet shqiptarë që ka arritur të korrë sukses edhe në Amerikë. Ndonëse është larguar në një moshë shumë të vogël nga vendlindja e saj, ajo nuk i ka harruar asnjëherë traditat e kulturën shqiptare.

Bëhet fjalë për modelen Emina Cunmulaj, e cila tashmë po u mëson edhe vajzave sa më shumë nga kultura shqiptare.



Këtë e ka treguar herë pas here vetë Emina me anë të postimeve në rrjetet sociale. Emina ka zbuluar së fundmi se vogëlushet e saj kanë mësuar edhe të kërcejnë valle popullore shqiptare dhe këtë do ta shpalosin edhe tek shokët e tyre të huaj.  

Modelja ka postuar në Instagram një video, ku vajza e saj e madhe shihet e veshur me një kostum tradicional të zonës së veriut.“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”, ka shkruar Çunmulaj përkrah videos.


Flash Lajme

Më të lexuarat