Kur kanë kaluar vetëm dy puntata nga spektakli i Donald dhe Romeo Veshajt, Einxhel Shkira largohet nga formati “Binjakët Show”. Einxhel zëvendësoi Bora Zemanin, që u shfaq e para në ekran përkrah vëllezërve Veshaj, Romeo e Donald.

Moderatorja sexy është larguar nga “Binjakët Show” vetëm pas dy puntatash. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një statusi në “Instagram”, ku tregon se nuk do të jetë më pjesë e këtij show për motive të ndryshme, ndërsa njofton se shumë shpejt do ta shohim me një projekt të ri, të cilin mezi pret ta ndajë me fansat e saj.



“Për arsye të ndryshme, duke nisur nga sonte, nuk do të jem më pjesë e show-t ‘Binjakët’. Zoti ka një arsye për gjithçka, kështu që ne duhet t’i besojmë udhëtimit që ka planifikuar për ne. Një projekt i ri është rrugës, mezi po pres ta ndaj me ju. Ju dua”.

Në fakt besohet se ka qenë xhelozia e partnereve të dy vëllezërve që ka sjellë edhe debatet mes dy aktorëve dhe prezantueses së tyre. Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë tashmë partneret e tyre të deklaruara, por edhe “kumbaret” e tyre në karrierë. Ndoshta vajzat janë ndjerë xheloze për hiret e Einxhel, çfarë ka sjellë një konflikt të mundshëm, që ka përfunduar në largimin e saj nga ky spektakël. Einxhel u shfaq së bashku me binjakët në ekranin e “Vizion Plus”, por duket se rrugëtimi i saj në këtë shfaqje nuk zgjati shumë, dhe tashmë ajo është duke u bërë gati për të tjera projekte, që pritet t’i zbulojë së shpejti. Ndërkohë, sezonin e kaluar Einxhel u largua nga emisioni “E Diell” në “Top Channel” dhe u përfol për një debat me produksionin.


Flash Lajme

Më të lexuarat