Aktorja e njohur, Eliona Pitarka prej kohësh po përflitet se është shtatzënë. Shkak u bënë fotot e fundit të Elionës, ku ajo shfaqet me barkun e fryrë. Mirëpo, së fundmi, aktorja ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar lajmin.

Nje ndjekës në Instagram, e ka pyetur Elionën nese ajo synon të krijojë familje në të ardhmen apo ende do të ketë synim për karrierën dhe aktorja tha se po i bën të dyja.

“E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”, u përgjigj Eliona duke konfirmuar keshtu lajmin se është në pritje të ëmbël.
Kujtojmë që muajin e kaluar, Eliona mori propozim për martesë nga partneri i saj, të cilin nuk e ka bërë ende publik.

Flash Lajme

Më të lexuarat