Çifti më i dashuruar se kurrë, nuk i kursen deklaratat, dhuratat dhe darkat



Fjolla Morina organizon dasmën luksoze,

por gjykata kërkon ta hetojë për trafik armësh

Merr tjetër rrjedhë hetimi për këngëtaren kosovare

Teksa po shijon një histori të bukur dashurie, telashet për Fjolla Morinën nuk kanë fund. Ndërkohë që pret të martohet në një ceremoni luksoze me partnerin e saj, Fisnik Sylën, çështja e saj merr tjetër rrjedhë. Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit del kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerët, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muja. Kujtojmë që deri më tani prokurori i çështjes ka ngritur akuza vetëm për Fjollën, për armëmbajtje, dhe ka kërkuar pushimin për dy të tjerët.

Mesditën e 19 shtatorit, Fjolla Morina u arrestua në Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri. Policia Kufitare theksoi se gjatë kontrollit, në çantën e dorës të artistes gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazhin e automjetit tip “Audi Q7” u gjet një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër, çakmak. Por duket se këngëtarja nuk shqetësohet edhe shumë nga ky fakt, pasi po shijon dashurinë e saj me biznesmenin, që siç e kemi parë, nuk ia kursen deklaratat e dashurisë. Së fundmi, ai ka bërë sërish një dedikim romantik në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto ku shihet krah Fjollës. “Personi i parë që më vjen në mëngjes kur të zgjohem, është arsyeja ime e lumturisë. Unë jetoj me gjysmë zemre.. sepse gjysmën tjetër e ke ti! Je personi më zemërbardhë që kam njohur në jetën time! @fjolla.morina”, ishin fjalët e tij të radhës krahas fotos me Fjollën. Kujtojmë, se çifti gjithashtu kanë paralajmëruar një dasmë shumë shpejt. Ndërkaq shpesh e kemi parë në rrjetet sociale që ajo, ndonëse është në arrest shtëpie, udhëton lirshëm. Në rrjetet sociale Fjolla ka publikuar foto me partnerin e saj, ku shfaqen në vende të ndryshme duke shijuar momentet mes tyre. Nga ajo çfarë mund të dallojmë, duket sikur çifti është në Sarandë. Ndoshta kjo foto është shkrepur para incidentit të Morinës në kufi, por këtë duhet ta verifikojnë organet e drejtësisë. Ndërkaq të gjithë jemi sy e veshë për të parë dasmën luksoze të çiftit me 300 të ftuar, por më parë Fjolla duhet të zgjidhë problemet me drejtësinë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All