Meghan Markle i është bashkuar princit Harry në skenën e Wembley këtë të mërkurë.

Princi Harry po mbante një fjalim në kuadër të WE Day UK, një iniciativë lokale për të inkurajuar të rinjtë, që të marrin pjesë në ndryshimet pozitive sociale.

Pas fjalimit, Harry tha: “Tani ftoj gruan time në skenë!” E ndërsa ajo ngjiste shkallët, princi Harry e mbante përdore. Prezenca e Meghanit në program ishte surprizë për të gjithë dhe publiku brohoriste nga gëzimi.

“Unë jam me ju dhe ne jemi me ju, tani futjuni punës!”,- u shpreh Harry teksa përqafonte gruan e tij.,K.C/dritare.net

Foto 1 nga 4


Flash Lajme

Më të lexuarat