Megjithatë është vënë re një detaj shumë i rëndësishëm në videon e Rita Orës dhe duket se për të mos shkaktuar polemika, këngëtarja ka treguar vetë se për çfarë bëhet fjalë.

Bukuroshja jonë e pranon publikisht se për këtë video është frymëzuar nga klipi i këngëtares amerikane, Britney Spears, “Everytime”.

“Hej Britney Spears kjo ishte për ty, sepse të dua shumë. I kushtoni homazhe personave që inspirojnë”, ka shkruar Rita në llogarinë personale në Instagram.

Një pjesë e mirë e skenave janë të risjella nga videoklipi i Britneyt, por vetëm fabula ndryshon paksa. Në fillim të dyja këngëtaret shfaqen duke luftuar me jetën e tyre si personazhe të famshëm dhe të pasur, por në fund ndryshe nga Britney, Rita nuk ka një fat tragjik.

Lexo po ashtu:

“Only Want You” e Ritës me siguri shumë shpejt do të kthehet në hit, ku deri më tani është shikuar rreth një milion herë në YouTube.

Ndryshe, 28-vjeçarja tashmë ka nisur punët për këngët e reja gjersa ka planifikuar edhe disa koncerte.


Flash Lajme

Më të lexuarat