Këngëtarja shqiptare u shfaq mjaft provokuese në videon e fundit muzikore, ndërsa duket se për asnjë moment nuk pranoi t’i fshehë defektet te vetvetja.

29-vjeçarja është gjithnjë një “avokate” kur vjen puna për të folur rreth trupit të saj.

(Foto: Scott Dudelson/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë se në janar të këtij viti ajo publikisht zbuloi se nuk mund të gjente një stilist për ta dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy Awards”, sepse të gjithë e refuzonin duke i thënë se është shumë e madhe.

Lexo po ashtu:

Në videon e saj të re, 29-vjeçarja me krenari tregon kthesat e saj, si dhe shenjat e strijave në lëkurë, dhe thotë se nuk ka dashur që t’i mbulojë.

“Doja të bëja një video në lidhje me natyrën njerëzore të papërpunuar”, i tha ajo MTV-së për videon e rrallë. “Njerëzit kanë momentet e tyre të çmendura dhe të gjithë kanë historitë e tyre. Ndihem sikur të gjithë (kanë bërë) diçka të keqe në jetën e tyre, nëse kjo është duke pirë alkool apo çfarëdo që mund të jetë – mashtrim, duke u kthyer te ish-i dashur ose ish-e dashura juaj, ose duke shkuar te personi i gabuar’.

(Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

‘Dikush e pa videon time si: Ti duhet të mbulosh këto shenja të strijave. Dhe unë thoja: Nuk do i mbuloj këto shenja, absolutisht jo. Ka të bëjë me pranimin e gjithçkaje”, ka thënë Bebe Rexha.

Për paraqitjen eksplicite në klipin “Last Hurrah”, Bebe Rexha mori kritika edhe nga babai i saj, Flamuri, i cili e kritikoi atë dhe nuk i foli për disa ditë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All