Merita Halili, këngëtarja shqiptare që prej 23 vitesh jeton në SHBA, e ftuar në emisonin “Rudina” ka thënë se kthehet shpesh në Shqipëri, jo vetëm sepse e merr malli për vendlindjen e njerëzit e afërm, por edhe sepse i mungon shumë Tirana.

Ajo ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ikjen nga Shqipëria.

“Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh dhe 6 muajt e parë kam “larë shtëpinë me lot”. Nuk po ambientohesha dot dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm.

Që në fillim, kur kam shkuar në Amerikë, e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë. Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa, më në fund, gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija”- tha këngëtarja. Merita Halili./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat