Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

(Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Një të tillë, Ora e ka sjellë së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini para pasqyrës.

Këngëtarja vë në pah linjat atraktive, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se tek tani e ka kuptuar numrin e vërtetë të të brendshmëve të saj.

Lexo po ashtu:

“Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht”, ka shkruar Rita në Instagram.

E njëjta ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaret shumë të pëlqyera, Anitta dhe Sofia Reyes.

Kënga me titull “R.I.P” është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm një ditë pas publikimit ka arritur miliona klikime në kanalin YouTube.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All