Një burim i ka thënë DailyMail.com që raportimet se vajza e Michael Jackson ka dashur ta vrasë veten të shtunën nuk janë të vërteta.

Në javët e fundit po flitet vazhdimisht se Mbreti i muzikës pop ka abuzuar seksualisht me fëmijë, ndërsa TMZ ka raportuar se Paris nuk ka mundur ta durojë presionin e vazhdueshëm që po i bëhet familjes së saj lidhur me të kaluarën e babait të ndjerë.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe vet vajza e Jackson me një sërë postimesh në Twitter.

“Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra, o Zot, akoma më shumë gënjeshtra”, ka shkruar ajo në një postim, ndërsa në një tjetër ka sharë në drejtim të TMZ që e ka publikuar lajmin. //


Flash Lajme

Më të lexuarat