Ende nuk dihet data e publikimit të reperit Kanye Reperi i njohur amerikan, Kanye West po planifikon të bashkëpunojë me këngëtaren e njohur shqiptare, Dua Lipa për albumin e tij të ri.

Sipas së përditshmes The Sun, në albumin e tij të titulluar “Yandhi” do të ketë vend edhe për një bashkëpunim me Dua Lipën dhe ai është energjik për këtë bashkëpunim me fituesen e dyfishtë të Grammyt, transmeton rtv21.tv Ata u takuan në Los Angelos dhe sipas The Sun, ata arritën një marrëveshje për bashkëpunim. Besohet se Kanye ka disa këngë që do të jenë të përshtatshme për yllin. “Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është këngëtarja më e kërkuar në industrinë e muzikës”, i tha një burim The Sun, përcjellë rtv21.tv

Krijuesja e hitit “New Rules” është fanse e muzikës së Kanye dhe madje është përfshirë në armiqësinë e tij me Taylor Swift, pasi që ajo zgjodhi atë si artisten favorite. Duke e mbrojtur vetën, Dua tha se : “Nuk po mendoja rreth armiqësisë së tyre. Po mendoja për muzikën e tyre dhe Taylori është e mrekullueshme, por unë jam fanse e hip-hopit dhe do të zgjedhja Kanye para të gjithëve”.

Nuk dihet se kur do të publikohet albumi “Yandhi”, megjithatë bëhet e ditur se përmban edhe bashkëpunime me Ty Dolla Sign, 6ix9ine, Rihanna, Kid Cudi, Young Thug, Teyana Taylor, Lauryn Hill, Nicki Minaj. Po ashtu, është raportuar se edhe Lil Wayne, Migos dhe Timbaland punuan në produksion me Kanyen në studion e tij në Miami./21Media


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All