Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Life Stories të Piers Morgan, Melanie Brown deklaroi se ka pasur raporte intime me Gerin në vitet e arta të grupit të vajzave.

Pos këtyre pohimeve, Mel B as që i ka kërkuar falje shoqes së saj, gjë për të cilën, Geri është tejet e hidhëruar.

Lexo po ashtu:

“Mel u ka dërguar mesazh vajzave për t’u treguar se çfarë ka thënë gjatë intervistës, ndërsa nuk ka kërkuar as falje. Ajo duhet t’i bëjë disa lutje për t’u pajtuar me Gerin”.

Mel B dhe Geri Halliwell (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

“Kjo nuk është diçka që ajo do ta harrojë lehtë. Mel po insiston se është e vërtetë, por Geri thotë se e ka zmadhuar dhe duhet ta mbyllë gojën”, ka thënë një burim për The Sun.

Sido që të jetë, ribashkimi i “Spice Girls” do të vazhdojë, pasi Geri ka vendosur ta falë Mel B për deklaratat publike lidhur me marrëdhënien e tyre lesbike. //


Flash Lajme

Më të lexuarat