“Për gjysmë shekulli, gjeniu Noel Scott Engel ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve, fillimisht si një e treta e ‘The Walker Brothers’, ndërsa më pas si solo artist, producent dhe kompozitor me një origjinalitet të pakompromis”, është thënë në njoftimin e studios së tij incizuese.

Ndërkaq, mediat britanike nuk e kanë bërë i ditur shkakun e vdekjes së këngëtarit të lindur në Amerikë.

Walker u bë i njohur në mes të viteve të gjashtëdhjeta si pjesë e “Walker Brothers”, me hitet, si “Sun Ain’t Gonna Shine Anymore” dhe “No Regrets”.

Ndërsa më vonë, albumet e tij solo janë lavdëruar nga kritikët si ambicioze dhe inovative. //


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All