Kris Humphries është shprehur pas 8 vitesh, rreth marrëdhënies që ai pati me Kim Kardashian. Ata u martuan në maj të 2011, vetëm 7 muaj pasi ishin njohur, por martesa e tyre dështoi vetëm 72 ditë më pas.

Humphries u shpreh se ajo çfarë e bezdisi më shumë ishin fjalët që u përhapën se martesa e tij me Kim nuk ishte e vërtetë. Ai insistoi se marrëdhënia mes tyre ishte 100% e vërtetë, mirëpo nuk funksionoi.

Kris kërkoi divorcin në dhjetor të 2011 dhe pas shumë betejave në gjyq, divorci u finalizua në 3 qershor të 2013, në periudhën kur Kim ishte shtatzëne me fëmijën e saj të parë më Kanye West.


Flash Lajme

Më të lexuarat