Gresa Behluli po shijon ditët e fundit të beqarisë.

Pas ndejës së organizuar mes mikeshash, Gresa Behluli pritet që sot ta ketë kanagjeqin në të cilin do të jenë të pranishme shoqet e saj e edhe familjaret e ngushta.

Aty nuk do të mungojnë edhe emra të njohur të estradës shqiptare dhe sipas Express pikërisht në kanagjeqin e saj nusja më e re e skenës do të bëjë edhe promovimin e këngës më të re, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me nënën e saj, bilbilin e këngës shqipe, Shkurte Fejza.

Gresa Behluli prej kohësh është në lidhje por ka arritur që të fejuarin ta mbajë larg syrit të medias. Se cilat do të jenë surprizat e tjera sonte mbetet ta shohim.

https://www.instagram.com/gressabehluli/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/gressabehluli/?utm_source=ig_embed


Flash Lajme

Më të lexuarat