Koreografi dhe balerini Albi Nako, përmes një story në Instagram, ka bërë një deklaratë të fortë, ndaj vajzave shqiptare. Ai i ka cilësuar vajzat si tru trasha dhe e vetmja gjë që iu intereson është trupi i bukur dhe pasuria e një mashkulli.

Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë” por truptrashë. Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, ka shkruar Albi.

Pas këtij statusi, ka reaguar Albi Nako, duke sqaruar pse e ka shkruar. Në një prononcim për revistën Class, Albi ka thënë se fatkeqësisht ky është  realiteti shqiptar dhe se nuk pasur dashakeqësi në etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm një kategori prej tyre./E.B-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat