Drejtori i dokumentarit, “Leaving Neverland”, ka pasur një përplasje me të famshmit që mbrojnë Michael Jackson-in, pas akuzave për përdhunim të fëmijëve.

Ikona, Diana Ross, ka qenë ndër emrat e Hollivudit që ka mbrojtur Mbretin e Popit, nga akuzat për abuzim seksual me fëmijët, të bëra publike në dokumentarin e HBO.

Edhe aktorja, Barbara Streisand, tha se ‘akuzuesit ishin të kënaqur që ishin me Michaelin.’

Ndërsa Macaulay Culkin qeshi me këto akuza.

Por regjisori, Dan Reed iu është kthyer kritikuesve, duke thënë se, deklaratat e tyre janë të tmerrshme.

“Njerëzit si Barbra Streisand po dalin dhe thonë se ‘ai (përdhunimi i fëmijëve), nuk ishte ndonjë gjë për t’u bërë kaq e madhe, se ata nuk u vranë’. Kjo është e tmerrshme! Kjo tregon qëndrimin e kësaj industrie, veçanërisht të gjeneratës së vjetër.”,- tha Reed.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat