Shumë shpejt do të shfaqet në ekran një serial të ri turk, ku rol protagonist do të ketë aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj. “Qyteti i humbur” do të quhet seriali i cili tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, të cilët po përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane.

Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre, për t’u përshtatur me metropolin e madh.

Një nënë e varfër me 6 fëmijë migron në Stamboll, ku përjeton një histori dashurie që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.

Protagonist kryesor në këtë serial turk do të jetë aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili po korr sukses të madh në Turqi.

ImageImage


Flash Lajme

Më të lexuarat