Pjestarja më e re në OTR Niki Deliojorgji heq dorë nga këta burra.

Niki ka vendosur të heqë dorë nga burrat që duan një psikologe për të dashur – thënë në mënyrë pragmatike, shkruan lajmi.net.

“Kemi hequr dorë, mbretëreshat e mia. Tani do të tërheqim vetëm burra që janë në plotfuqinë e tyre hyjnore”, shkroi Niki në foton e publikuar.

Niki, që ndryshe mund t’i referohemi edhe si pjesëtarja më e re e OTR-it, është gjithashtu vegane, ndërsa është treguar gjithnjë mendje hapur në stilin e jetesës: ka folur hapur për përdorimin e lëndëve të ndryshme narkotike herë pas here dhe ka pranuar se ndihet e tërhequr edhe nga vajzat.

Në 2012-ën, ajo u shpall Miss Shqipëria dhe prej asaj kohe, vajza e biznesmenit Mihal Deliojorgji ka qenë pjesë e shumë shërbimeve fotografike, ndërsa jeton në Britaninë e Madhe.


Flash Lajme

Më të lexuarat