Suksesi i saj i menjëhershëm shpesh është paragjykuar, por në çdo këngë të re të sajën ne e kuptojmë që Tayna nuk është aty ku është ashtu fare rastësisht. Pak kohë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video e Taynës në një talent show muzikor, që në moshë fare të vogël.

Nga aty kuptuam pasionin e vërtetë që ajo ka për muzikën. Së fundmi në ‘Instastory’ ajo ka publikuar një foto ku ka bërë një ndërlidhje midis të shkuarës, pikërisht audicioneve në vogëli dhe të tashmes ku ndodhet në një klub e rrethuar nga mijëra njerëz. Edhe në rreshtat e këngëve të saj, ajo është përpjekur të na shpjegojë se pavarësisht refuzimeve të shumta që mund të ketë marrë nga shtëpitë diskografike, besimi në vetvete nuk e ka lejuar të heqë dorë nga ëndrra e saj, të cilën mund të themi se e ka realizuar.




Flash Lajme

Më të lexuarat