Aktorja, Jonida Vokshi ka rrëfyer në ‘Xing me Ermalin’ se është në lidhje me producentin Besnik Krapi dhe se së shpejti do të martohen. Jonida tha se me partnerin e saj u njohën në xhirimet e serialit kosovar “O sa mirë”, ku të dy kanë qenë pjesë e kastës së aktorëve.

Jonida tregoi gjithashtu sesi e pritën familjarët lajmin se ajo do të martoheshe.

Ermal Mamaqi: Tërë këto vite në heshtje… A u gëzuan ata të shtëpisë? Se halli familja është, njerëzit ndonjëherë martohen për familjen.  Mos ndoshta t’i po e bën këtë për familjen?

Jonida Vokshi: Jo unë po e bëj për veten time, për dashurinë që kam për Besnikun. Besnik Krapin.

Ermal Mamaqi: Po shyqyr që e the se plasëm.

Jonida Vokshi: Pasi ia thamë familjarëve lajmin, sigurisht u gëzuan shumë, por tani familja ime do më shumë Besnikun se sa mua. Kam kaluar në hije. Besniku ka mbaruar për aktor dhe është producent.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat