Colors: Green Color

Antoine Griezmann është prezantuar para tifozëve në ‘Camp Nou’, duke bërë të ditur se do ta vesh fanellën me numrin 17.
Ylli francez më në fund finalizoi kalimin e tij te Barcelona pas javëve me negociata, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin katalan.28-vjeçari është prezantuar para tifozëve, ndërsa më pas mbajti një konferencë për shtyp për herë të parë si lojtar i Barcës, transmeton lajmi.net.

Daniel Sturridge pas gjashtë sezonesh me Liverpoolin, tani do të largohet nga “Anfield”.

Sipas asaj që shkruan “Football Italia”, për sulmuesin e Kombëtares angleze interesohet Bologna.

29-vjeçari është një lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Liverpoolin dhe nuk u rinovua përsëri.

Endri Çekiçi konfirmon sërish veten si një element mjaft me rëndësi për ekipin slloven të Olimpija Ljubljanës.

Në ndeshjen e parë të kampionatit në edicionin e tij të ri, lojtari shqiptar shënoi në minutën e 26-të, në transfertën ndaj ekipit të Bravo-s.

Flash Lajme

Më të lexuarat