Armando Sadiku mund të vijojë karrierën në Turqi, teksa Trabzonspori në orët e fundit ka shfaqur interes për bomberin e kombëtares sonë.

Sadiku önerisi!

Presidenti i klubit, Ahmet Agaoglu, ka urdhëruar vartësit e tij të mbledhin informacione të detajuara për sulmuesin shqiptar, që është në pronësi të Levantes (deri në vitin 2020) e që në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti në formë huazimi te Lugano në Zvicër.

Levante e vlerëson sulmuesin shqiptar 750 mijë euro, por drejtuesit e Trabzonsporit shpresojnë që çmimi të ulët në 500 mijë euro. Sa i përket pagës së sulmuesit, mësohet se ai do të përfitojë 750 mijë euro në sezon.

Flash Lajme

Më të lexuarat