Filippo Inzaghi ka provuar deri tani tre pankina, por në asnjërën prej tyre nuk ka arritur që të bëjë një punë të mirë. E nisi te Milani, nga ekipi i të rinjve dhe më pas mori drejtimin e skuadrës së parë, por nuk arriti që të linte gjurmë.

Më pas, dy vite te Venezia dhe largimi për t’i thënë “po” Bolognas, por pas vetëm gjashtë muajsh, erdhi shkarkimi nga skuadra emiliane, për rezultatet e dobëta dhe faktin se kuqeblutë rrezikonin rënien nga kategoria.

Ish-sulmuesi i njohur, ka firmosur me skuadrën e Beneventos, ku do të jetë nëderi në 30 qershor 2020, me opsion rinovimi deri në 30 qershor 2021, nëse gjërat shkojnë mirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat