Qarkullonte prej ditësh si lajm, por tashmë është zyrtar: Joao Felix është futbollisti më i ri i Atletico Madridit. Mbrëmjen e sotme në orët e vona Benfica ka zbuluar se klubi spanjoll ka paguar klauzolën e 126 milionë eurove për super talentin portugez duke befasuar skuadra e tjera të mëdha që ishin në garë për të.

Pas largimit të Griezmann dhe disa lojtarëve me peshë, Atletico kërkonte një goditje të madhe, e cila nuk ka vonuar. Joao Felix është vetëm 19 vjeç, por në sezonin e fundit ka shkëlqyer në Europa League.

Ai është bërë futbollisti i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat