Adrien Rabiot nuk ka shumë dyshime për të ardhmen, e cila duket se do të jetë në Itali te Juventusi. Mediat franceze pretenduan ditën djeshme se Rabiot i kishte kërkuar Juves pak kohë të mendohej teksa Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG, i kishte ofruar një kontratë të re.

Megjithatë, mamaja e tij agjente, Veronique ka mohuar gjithçka për RTL: “Dua të bëj një mohim formal. Kam lexuar se Adrien nuk është shfaqur në takimin me Leonardon ose që refuzon rinovimin.

Është absolutisht false, nuk ka pasur asnjë bisedë mes meje dhe Leonardo-s. Me të kam folur vetëm një herë në telefon dhe i thamë njëri-tjetrit lamtumirë.

Nuk ka pasur asnjë ofertë dhe nuk do të ketë. Rabiot tek Juve? Në futboll ne jemi shumë supersticiozë. Është më mirë të flasim sa më pak derisa të zyrtarizohet gjithçka.”

Flash Lajme

Më të lexuarat