Ilir Daja nuk është më trajner i Flamurtarit. Ndërsa në një postim që ka bërë pak më parë, ish-trajneri i kuqezinjve tashmë, ka falënderuar të gjithë ata që i besuan drejtimin e skuadrës, duke u shprehur mirënjohje edhe tifozëve.

Trajneri ka falënderuar tifozët e Flamurtarit dhe drejtuesit me anë të një shkrimi të gjatë në “Facebook”-un e tij e personal. Ai largohet pa polemika, por me falënderime dhe inkurajime për drejtuesit e Bashkisë dhe vlonjatët vetë.

“Të nderuar qytetarë të Vlorës dhe veçanërisht tifozë të Flamurtarit. Me anë të këtij postimi më duhet t’u njoftoj se nga 31 maj nuk jam me trajner i Flamurtarit. Pavarësisht dëshirës par te vijuar bashkëpunimin kam vlerësuar se mungojnë kushtet për një gjë të tillë. Në ketë moment nuk më mbetet gjë tjetër perveçse të falënderoj të gjithë bashkëpunëtoret e mi, drejtuesit, në mënyrë të veçantë të gjithë futbollistet, stafin teknik, tifozët e mrekullueshëm dhe ish-futbollistët vlonjatë për këtë aventurë shumë speciale që do të mbetet e paharruar për mua.

Dëshiroj gjithashtu të inkurajoj personat përgjegjës, institucionet për të gjetur sa me shpejt një zgjidhje për statusin, të tashmen dhe të ardhmen e Flamurtarit, sepse Vlora si qytet dhe të gjithë qytetarët e saj meritojnë një klub në lartësinë e vlerave historike të saj në futbollin Shqiptar. Ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen e madhe morale dhe shpresoj te takohemi serish”, ka shkruar strategu i njohur.

Flash Lajme

Më të lexuarat