Manolas edhe zyrtarisht është lojtar i Napolit.

Kostas Manolas është larguar pas pesë viteve nga Roma, për t’u transferuar te Napoli i Carlo Ancelottit, raporton Gazeta Express.

Lajmi është bërë i ditur nga Roma në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

“Kostas Manolas ka kompletuar transferimin te Napoli. Qao Kostas, faleminderit për shërbimet në këto pesë vite”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Manolas ka bërë 206 paraqitje për Romën dhe ka shënuar 9 gola.

Flash Lajme

Më të lexuarat