Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey janë dy futbollistët më të rinj të Juventusit. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar dy goditje të mëdha me parametra zero, të cilat do të rrisin ndjeshëm kualitetin në mesfushë.

Për francezin mungon vetëm firma zyrtare. 24-vjeçari pas shumë vuajtjesh e kalon makthin dhe tashmë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri. Klubi kampion ka publikuar pamjet ku shihet se Rabiot po kryen vizitat mjekësore dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Francezi ishte afër Barcelonës, madje palët nënshkruan parakontratë, por në fund ishte De Jongu që dogji afrimin e 24-vjeçarit.

Për Ramsey-n ishte thjeshtë një formalitet, pasi marrëveshja ishte arritur prej kohësh. Uellsiani ka publikuar vetë një foto në rrjetet sociale, duke treguar se nga tani është pjesë e kampionëve të Italisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat