Autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes shqiptare Florijana Ismaili. Në liqenin e Comos ku edhe dyshohet të ketë rënë aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur.

Sipas medieve trupi i Ismailit u gjend nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet italiane, në thellësi të madhe, shkruan Blick.ch.

Zhdukja dhe më pas konfirmimi i vdekjes së futbollistes së Zvicrës, njëkohësisht kapitenia e Young Boys, ka tronditur botën e futbollit në Zvicër dhe mbarë Europën.

Florijana Ismaili ka qenë pjesë e skuadrës së femrave të Young Boys që prej vitit 2011./e.k-Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All