Lionel Messi ka vazhduar me kritika të ashpra për referimin dhe Kupën e Amerikës, duke e quajtur këtë garë të korruptuar, pas kartonit të kuq në fitoren e Argjentinës 2:1 ndaj Kilit për vendin e tretë.

Messi ka pohuar pas ndeshjes të shtunën vonë se gjithçka ishte kundër Argjentinës gjatë gjithë turneut, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk kemi përse të jemi pjesë e korrupsionit, i cili ka qenë kundër neve gjatë Kupës së Amerikës këtë vit”, tha sulmuesi i Barcelonës pas ndeshjes.

Duke folur në detaje për incidentin me Gary Medelin, Messi tha se nuk është i sigurt pse gjyqtari vendosi t’i përjashtojë ata dhe nuk e rishikoi fare në VAR incidentin.

“Medel i kalon kufijtë gjithmonë. Kartoni i verdhë do të kishte mjaftuar për të dy, por unë mbase pagova për atë që e thashë herën e fundit. Përsëri nuk u përdor VAR-i”, shtoi ai.

“Kundër Brazilit luajtëm më mirë, e dominuam dhe e merituam finalen”, theksoi ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat