Trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov e shikon një ndeshje të vështirë duelin ndaj Partizanit. Para duelit të parë në “Selman Stërmasi”, ai theksoi se më shumë sesa vapës i trembet të kuqve, që sipas trajnerit të Qarabag ka bërë shumë ndryshime dhe mund t’i surprizojë jo pak azerët.

“E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin. Nuk e ndjejmë veten favoritë ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta.

Vijmë për fitore? Sigurisht që do donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë.

Nga ndryshon Partizani nga Kukësi? Nuk mund të jap një përgjigje të saktë, sepse Partizanin nuk e kam parë akoma në një ndeshje direkt. Do jap përshtypjet pas ndeshjes së parë.

Temperaturat? Sigurisht që është shumë vapë, por nesër na duhet disiplinë dhe ta harrojmë të nxehtin. Fakti që kanë bërë ndryshime, mund të jetë dhe surprizë për ne.

Agolli? Ansi nuk u largua thjesht nga një ekip, por nga një familje. E ndjejmë shumë mungesën e Ansit, si një pjestar të familjes, jo thjesht si një lojtar.

Flash Lajme

Më të lexuarat