Trajneri i Partizanit, Franco Lerda doli në konferencën për shtyp para duelit të parë ndaj Karabgut në Champions League. Strategu italian u përgjigj me diplomaci në lidhje me formacionin duke nënvizuar se ka disa dilema të vogëla, ndërsa anashkaloi çështjen Trashi.

“Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. A do luajë Trashi? Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë.

Pikat e dobëta? Pikat e dobëta do të jetë Karabagu që duhet t’i gjejë. Ne jemi një grup që vijmë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati.

Kundërshtari? Karabakun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojmë Karabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme.

Surpriza? Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”, përfundoi Lerda.

Flash Lajme

Më të lexuarat