Juventus është gati për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në Continassa, qendrën sportive të bardhezinjve, trajneri i ri Maurizio Sarri ka bërë gati një listë me 33 futbollistë që pritet të jenë pjesë e grumbullimit që do të nisë ditën e nesërme.

Duke përjashtuar Ronaldon dhe Matuidi, të cilët bashkohen me ekipin më 13 korrik, pjesa tjetër do të jetë në dispozicion. Javët e ardhshëm do të bashkohen edhe lojtarët nga Amerika e Jugut.

Në listën e ish-trajnerit të Chelsea-t bie në sy prezenca e Higuain dhe Pjacës, apo edhe të blerjeve të reja si Demiral, Rabiot dhe Ramsey, ndërkohë që është rikthyer edhe Buffon.

Ekipi i parë

Buffon, Perin, Pinsoglio, Szczesny, Bonucci, Cancelo, Chiellini, Demiral, De Sciglio, Rugani, Emre Can, Khedira, Pjanic, Rabiot, Ramsey, Bernardeschi, Douglas Costa, Higuain, Mandzukic, Pjaca.

Nga ekipi i U-23

Loria, Beruatto, Coccolo, Di Pardo, Clemenza, Frederiksen, Kastanos, Muratore, Touré, Mavididi, Peeters, Pereira, Zanimacchia.

Flash Lajme

Më të lexuarat