Futbollistët e Real Madridit kanë mbajtur një minutë heshtje për humbjen e vëllait të Zinedine Zidane. Mediat iberike kanë zbuluar se kjo ka qenë arsyeja që strategu francez ka braktisur me urgjencë grumbullimin në Kanada.

Legjenda franceze ka humbur të vëllanë, Farid, 54 vjeç, për shkak të një sëmundjes së rëndë, pasi ishte prekur nga kaceri. Drejtuesit madrilen i kanë qëndruar pranë trajnerit të njohur në këto çaste të vështirë.

Zidane u largua dje nga grumbullimi pasi u informua se i vëllai ishte shumë sëmurë, ndërkohë që bashku më të u la i lirë edhe djali i tij, Luca Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat