Për të gjitha kritikat që i merr, është një gjë tjetër që duhet kujtuar çdo herë. Neymar, pavarësisht se çfarë thuhet për të, është njëri prej futbollistëve më të talentuar në planet.

Sulmuesi brazilian, i cili u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kur iu bashkua PSG-së nga Barcelona, në 223 ndeshje me Santosin pati shënuar 136 gola, para se të shënonte 105 gola, në 186 ndeshje me Barcelonën, transmeton KTV.

Neymari në karrierë ka fituar gara të mëdha me gjigantin katalunas, përfshirë dy La Liga e një Ligë të Kampionëve.

Ndërkohë, suksese pati edhe me PSG-në, duke shënuar 51 gola në 58 ndeshje, derisa i ka fituar dy kampionate franceze.

60 gola në 97 paraqitje me Brazilin e bëjnë atë golashënuesin e tretë më të mirë të shtetit të tij, prapa Ronaldos me 62 dhe Peles me 77.

Flitet shumë se ai nga PSG-ja do të largohet këtë verë me shumë gjasë te Barcelona, por ai po mendon për zbavitje fillimisht.

Momentalisht, është në turneun “RedBull Neymar Jr’s Five” në Brazil, ku luhet 5 lojtarë kundër 5 të tjerëve, në Sao Paulo.

Në pamje, Neymari shihet tek luan kundër fituesve të dy konkurrencave, fituesve të turneve Sllovakisë te femrat, si dhe Hungarisë te meshkujt.

Flash Lajme

Më të lexuarat