Bayern Munchen ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin me origjinë shqiptare, Leon Dajakun. Ai ka lindur në Stuttgart dhe ka luajtur me skuadrat e moshave, teksa tashmë do të luajë me ekipin e U-19 së bavarezëve.

18-vjeçari ka firmosur kontratën që është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.

“Jemi shumë të lumtur që Leoni ka vendosur të luajë për Bayernin. Ai është një lojtar sulmues i shpejtë dhe i rrezikshëm. Ne jemi të bindur se ai do të bëjë përparim të madh te Bayerni,” – deklaroi Jochen Sauer, kreu i kampusit të Bayernit.

Dajaku i transferua në vitin 2014 te Stuttgarti. Në sezonin e kaluar ai u grumbullua dy herë në ekipin e parë të Stuttgartin, në transfertat e Bundesligës kundër G’ladbachut dhe Wolfsburgun. Me ekipin e 19-vjeçarëve të Stuttgartit shënoi 13 gola në 27 ndeshje.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All