Telenovela e transferimit të Antoine Griezmann ende nuk ka përfunduar, edhe pse francezi ka debutuar me Barcelonën.”Los Colchoneros” kanë bërë një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle për të kërkuar 200 milionë euro dhe jo 120 që janë paguar nga blaugranët.

Griezmann u zyrtarizua më 12 korrik.

Në pritje të zgjidhjes së çështjes, transferimi mund të bllokohet. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i federatës së iberikëve, Javier Tebas. Si mikrofonit të “Radio Onda Cero”, ai konfirmoi se ekziston mundësi që të bllokohet.

“Atletivo ka kërkuar bllokimin e transferimin e Griezmann te Barcelona. Është e mundur që të ndodh. Një hetim ka filluar dhe organet kompetente duhet ta zgjidhin këtë çështje. Unë nuk mund të bëj një gjykim për rastin”, deklaroi Tebas. Rasti i Griezmann duket larg zgjidhjes, teksa blaugranët rrezikojnë mos ta kenë në dispozicion në sfidat e para. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat