James Rodriguez vijon të shtegtoj nga një skuadër në tjetrën në një kohë kur në shtëpinë e Realit nuk ka vend për të. Pas një aventure në Mynih, fantazisti kolumbian pritet të qëndroj në Madrid, jo më tek Reali por tek rivalët e tyre, Atletico.

Për të ndezur këtë tratative ka menduar drejtori i deleguar i Atleticos, Gli Marin:

“James? Kam folur me disa lojtarë, mendojnë se mund të sjell shumë cilësi në ekipin tonë. E di që Simeones i pëlqen fakti që ai nuk dëshiron të vazhdoj me Realin, por për ta transferuar duhen që shumë gjëra të bëhen bashkë. Do të ishte shumë bukur por ardhja e tij varet shumë nga presidenti Perez”, theksoi Gli Marin duke shprehur hapur dhe publikisht dëshirën e tyre për të transferuar Rodriguez. Në lidhje me kolumbianin ka folur dhe trajneri Zidane, i cili largon përgjegjësinë nga vetja:

“Nuk e kam kërkuar un largimin e James. Fakti që nuk bën pjesë në planet e klubit do të thotë që vendimi ishte i tyre, nuk duhet të më pyesni mua mbi këtë teme”, theksoi Zidane. Francezi duhet të shqetësohet për gjëra më të madha pasi sipas “Don Balon”:

Zidane dhe Modric janë përplasur ndërmjet tyre pas një debati për largimin e Bale. Kroati i ka kërkuar trajnerit të mos shesin Bale në një kohë kur duhet të bëjnë pas shërbimet e Asensios i cili praktikisht ka mbyllur sezonin.

Flash Lajme

Më të lexuarat