Policia Metropolitane e Seulit po heton nëse Cristiano Ronaldo ka shkelur ligjet e këtij vendi duke mos luajtur në miqësoren që Juventusi luajti në Kore të premten e kaluar.

Oh Seok-hyun, një avokat i LKB & Partners, paraqiti një ankesë në polici kundër portugezit, klubit bardhezi dhe agjencisë që organizoi ndeshjen për mashtrim.

Tifozët koreano-jugor, të zhgënjyer nga mosaktivizimi i Ronaldos, ngritën një padi për kompensim të biletave të blera për ta parë atë në fushë. Deri më tani kanë firmosur padinë rreth 2 mijë persona.

Edhe nëse dyshohet për mashtrim të qëllimshëm, Ronaldo nuk ka të ngjarë që të udhëtojë në Korenë e Jugut për t’u marrë në pyetje. Në teori, policia mund t’i drejtohet interpolit, ose një qeverie të huaj për ekstradim, por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një padi penale. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All