Edinson Cavani shuan shpresat e Interit për një transferim të mundshëm në Seria A gjatë kësaj vere. Sulmuesi uruguaian ka deklaruar se do të vijojë që të qëndrojë në Paris.

“E ardhmja ime? E kam thënë sezonin e kaluar. I kam premtuar tifozëve të PSG-së dhe vetes se do të qëndroja këtu deri në fundin e kontratës sime. Mund të kthehem në shtëpi, në Uruguai, por i kam premtuar vetes së do ta çoja deri në fund këtë kontratë. Kjo është e sigurt. Më pas, ajo që mund të ndodhë nuk varet nga unë.

Rinovimi? Nuk mendoj për këtë. Nuk kam folur as me klubin në lidhje me këtë. PSG ka patur një moment të vështirë sezonin e kaluar, por po i sistemon gjërat. Ndoshta mund të flasim për këtë në të ardhmen. Jam i qetë, pavarësisht nëse qëndroj ose jo pas kontratës”, u shpreh Cavani.

Flash Lajme

Më të lexuarat