Skuadra e Napoli është e gatshme që të ofrojë një shumë të majme parash për shërbimet e Mauro Icardi.

Icardit i është bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e planeve të Inter, pas ardhjes së Antonio Conte në krye të stolit.

Trajneri italian i ka thënë lojtarit se mund të gjej skuadër të re dhe këtë situatë po synon ta shfrytëzojë Napoli.

‘AS’ shkruan se Aurelio De Laurentiis është i gatshëm t’i sigurojë Icardit një pagë prej 10 milionë eurove në vit.

Me transferimin e Romelu Lukaku tek Inter, argjentinasit i është dhënë goditja e fundit, duke i marrë edhe numri 9 të fanellës.

Kujtojmë se të interesuar për shërbimet e ish kapitenit të Inter janë Roma dhe Juventus.

Flash Lajme

Më të lexuarat