Napoli është pranë transferimit të Hirving Lozanos. Menaxheri i sulmuesit meksikan, Mino Raiola dhe presidenti De Laurentiis kanë sot një takim shumë pozitiv. 42 milionë euro do të shkojnë për arkat e klubit holandez, por 20% të kësaj shume do të përfitoja skuadra meksikane Pachuca, që ruajti 1/5 e kartonit kur e shiti në Eredivisie.

Ditët e ardhshme do të përcaktohet detajet e fundit, mes të cilave edhe të drejtat e imazhit. Për lojtarin është gati kontrata 5-vjeçare ndërsa për trajnerin Ancelotti përforcimi i parë i madh për repartin e avancuar.

Afrimi i tij nuk përjashton as operacionin për të sjellë në Napoli edhe James Rodriguez që është dëshira e madhe për Napoli.

Flash Lajme

Më të lexuarat