Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka folur pas fitores 1-0 të marrë kundër Luftëtarit. Strategu italian e ka cilësuar si një triumf të merituar, ndërkohë që ia kushtoi këtë sukses një tifozi të veçantë i cili po kalon një moment shumë të vështirë.

“Ne kemi dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. I vetmi peng ka qenë që nuk jemi treguar cinikë, duke parë rastet e shumta që kemi krijuar. Sigurisht, nuk mund të vazhdojmë kështu deri në fund. Fitoren ia dedikojmë Renisit, një tifozi tonë 14 vjeçar në Tiranë i cili është në koma pas një aksidenti, ia dedikojmë atij dhe shpresojmë ta marrë veten.

Pozicioni i Çinarit? Po kërkoj ta provoj tek ai pozicion, sepse mendoj se ka aftësi fizike dhe teknike, por duhet të përmirësohet akoma në aspektin taktik”.

Golat? Ne duam të fitojmë gjithmonë dhe të shënojmë shumë, por sot nuk ka ndodhur. Gjithsesi është e rëndësishme të krijojmë. Lojtarët po punojnë dhe unë kam besim tek ata. Në të ardhmen do të shënojmë më shumë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat