Tirana ka arritur që të fitojë klasiken ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në një sfidë që nisi në mënyrë spektakolare, u mbarua me gjeste të shëmtuara të tifozërisë shkodrane, që mbuloi terrenin me shishe uji të hedhura nga shkallët e stadiumit.

Që në minutat e para nuk munguan polemikat.  Shkodranët nisën një top të gjatë për brazilianin Emerson, që i vodhi kohën Çelhakës në zonë dhe u nis drejt portës së Likës, por mesfushori bardheblu e shtyu dukshëm dhe e rrëzoi, megjithatë këtë veprim “nuk e pa” arbitri Jorgji, që lejoi vazhdimin e lojës.

Pjea e dytë nisi me entuziazëm nga të dy skuadrat, teksa në minutën e 57-të u zhbllokua edhe rezultati i sfidës. Një krosim pa pretendime në zonë i bardhebluve shkoi në këmbët e Gurishtës,

Të shtangur, shkodranët nisën topin por gabuan sërish dhe Tirana rikuperoi menjëherë, ndërsa Cale çoi një tjetër krosim drejt zonës, këtë herë për Ngoo, që u harrua sërish nga Gurishta dhe nga vetëm 5 metra distancë, çoi topin në rrjetë për herë të dytë.

Tirana në festë dhe shkodranët të befasuar, me trajnerin Mirsad Jonuz që nuk po u besonte syve me atë çfarë po shikonte në fushën e lojës, ndërsa ndërhyri menjëherë për të larguar brazilianët Hygor e Emerson, për të aktivizuar Ramadanin e Markun.

Minutat e fundit skenën e mori tërësisht tifozëria shkodrane, që të zhgënjyer me rezultatin, por edhe me vendimet e arbitrit, hodhën shishe të shumta në drejtim të fushës, duke bërë që takimi të ndërpritej për disa minuta, në pritje të vendosjes së normalitetit. Një situatë aspak e denjë ajo e krijuar në një “teatër” të futbollit si stadiumi “Loro Boriçi” dhe me një tifozëri si ajo shkodrane ,që gjithmonë është shquar për korrektesën dhe mbështetjen maksimale në drejtim të ekipit.

Një ndeshje shumë më e qetë u zhvillua në Durrës, ku Teuta vendase arriti të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Luftëtarit. Durrsakët e zgjidhën shpejt ndeshjen, duke shënuar fillimisht me Nikac dhe më pas Me Vecajn në pjesën e parë, ndërsa anë të dytën vulosën rezultatin me anë të Florent Avdylit.

Flash Lajme

Më të lexuarat