Patrik Schick transferohet në formë huazimi te skuadra Leipzig, në Gjermani. Roma ka përfituar 3.5 milionë euro nga huazimi i Schick ndërkohë që në rast se skuadra gjermane arrin të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm atëherë do të ketë të drejtën e blerjes së lojtarit për një shumë që kap shifrën e 29 milionë eurove.

I transferuar te Roma në vitin 2017-të, Schick zhvilloi në total 57 ndeshje dhe realizoi 8 gola. Pasi dështoi në vizitat mjekësore me Juventusin tri sezone më parë, sulmuesi çek vijoi aventurën te verdhekuqtë, ku nuk arrriti që të rigjente formën e mëparshme te Sampdoria.

Flash Lajme

Më të lexuarat