Indrit Çullhaj, vetëm 22 vjeç, dy herë kampion i Ballkanit në sportin e xhudos, këtë herë ka arritur një tjetër sukses.

Ndonëse mban 77 medalje të vendit të parë në ndeshjet që ka zhvilluar, synimi  i tij është i qartë.

Të kualifikohet për lojërat olimpike të 2020.

Për këtë ai ka njoftuar se shkallët drejt qëllimit final, po i ngjit shpejt, dhe vetëm 4 vende e ndajnë emrin e tij nga lista e sportistëve të kualifikuar.

Deri më tani ai ka mbledhur 535 pikë olimpike.

Ai renditet i 51 në botë nga 356 garues të cilët synojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Çullhaj, synon të shënojë historinë në fushën e sportit në Shqipëri, dhe të jetë i pari shqiptar që kualifikohet në Lojërat Olimpike në sportin e xhudos. /L.F-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat