Anglia po vijon përgatitjet për sfidën e së shtunës ndaj Bullgarisë për kualifikueset e “Euro 2020”. Talentet te “Tre Luanët” nuk është i pakët.

Jadon Sancho ka sfiduar mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, Harry Maguire.

Pas veprimeve të tij mjaft të mira teknike, futbollisti i Manchester United bie në tokë i trullosur nga lëvizjet e shpejta të talentit anglez.

19-vjeçari Sancho ul në gjunjë një mur të vërtetë si Maguire, duke treguar se merkato nuk tregon vlerën e vërtet të një futbollisti.

Flash Lajme

Më të lexuarat