Në krah të trajnerit Lerda, para dertit ishte i pranishëm mesfushori Esat Mala, i cili sezonin e kaluar shënoi golin e parë të karrierës në derbin e madh të kryeqytetit.

Ai e cilëson si një duel të veçantë, i cili duhet fituar.

“Sezonin e kaluar gjeta golin e parë, pikërisht në derbi. Nga ai gol çdo gjë mori mbarë për mua dhe për Partizanin. Këtë sezon, shanset që kam pasur për gol nuk i kam shfrytëzuar. Edhe skema që përdorim nuk më lejon të jem afër portës kundërshtare. Megjithatë, për këtë vendos trajneri, nuk ka rëndësi për mua.

Derbi qëndron mbi ndeshjet e tjera, nuk ka diskutim. Po e fitove atë, psikologjikisht rritesh shumë. Suksesi në të tilla përplasje është motivim ekstra për sfidat e ardhshme. Jam i sigurt, nëse fitojmë nesër, gjërat do të ndryshojnë për mirë te Partizani. Jemi përgatitur shumë mirë. Gjatë gjithë javës së stërvitjes ka pasur impenjim maksimal nga lojtarët. Kush e vendos këtë derbi? Me siguri, ata që shënojnë gola. Por, vlerë të madhe ka dhe mbrojtja, që të mos pësojmë. Nëse doni emra të përveçëm, mund ta vendosë Çinari, Solomon, ose unë.

Batha kundërshtar? Kam luajtur edhe më parë kundër tij. Është motiv për mua të jap më të mirën. Uroj të fitojë më i miri. Tiranës do të doja t’i hiqja Ngoo, një lojtar shumë i fortë fizikisht. Pozicioni im në fushë? Trajneri e di mirë ku luaj, por ka mendimet e tij. Unë s’kam asnjë problem. Kudo të pozicionohem do të jap më të mirën për Partizanin. Shpresoj që tifozët të na mbështesin fort. Ne marrim energji prej tyre. Parashikimi për derbin? Unë besoj se do të jetë i njëjti film, e njëjta histori”, u shpreh mesfushori i Partizanit.

Flash Lajme

Më të lexuarat