Interi e ka nisur në mënyrë fantastike kampionatin italian me 6 fitore në 6 javët e para, Gjithsesi kjo gjë nuk ndodh për herë të parë për zikaltrit, pasi një ecuri e tillë ka qenë edhe në vitin 1967.

Por çfarë ndodhi atë sezon me Interin? Kush e fitoi kampionatin?

Në atë epokë të artë për interistët, ekipi fitoi 3 kampionate dhe 2 Kupa Kampionesh megjithatë në ato vite të suksesshme nuk është pikërisht ai kur bëri dhe nisjen rekord me 6 fitore në 6 takime.

Sezoni i 1966-1967 konsiderohet si një nga të mallkuarit. Interi e humbi kampionatin në javën e fundit me ekipin e Mantovës që e kishte siguruar mbijetesën. Ndërsa titulli shkoi për “Zonjën e Vjetër” që fitoi në ndeshjen e fundit përballë Lazios me rezultatin 2-1.

Interi kërkon që të sfumojë këtë fakt historik, teksa prova e parë do të jetë ndaj Juventusit në fundjavë, në atë që cilësohet si derbi i Italisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All